1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Deklarata interesante e Agim Bahtirit: Nuk jam futur në VV për ndonjë post, këtë qëllim kam

Rekomandime

Kalimi i Agim Bahtirit nga AKR’ja e Behgjet Pacollit në Lëvizjen Vetëvendosje u prit me shumë kritika nga të gjithë. Sigurisht këto aderime kanë përqëllim zakonisht përfitime të ndryshme, siç vepron secili politikan, mirëpo Bahtiri ka çuditur me deklatartën e tij duke thënë se nuk ka synim posti por vetëm ta ndidhmoj Kurtin, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Bahtiri tha se ka aderuar për të ndihmuar Kurtin e jo për të marrë poste politike.

“Unë s’e dua asnjë post politik, jam bashkuar me Albin Kurtin për ta ndihmuar atë jo të përfitoj prej tij”, ka thënë në Interaktiv Bahtiri.

Agim Bahtiri, kryetar i Komunës së Mitrovicës, njëherësh i aderuar së fundmi në Vetëvendosje, ka thënë se një Qeveri në krye me Albin Kurtin do ta vë Kosovën në trenin e duhur.

- Advertisement -

“I jam afruar Kurtit për t’i ndihmuar që Kosova të ndryshojë për të mbarë e të largohet nga kriminaliteti. Ardhja e Kurtit në qeveri do ta ndryshojë krejtësisht Kosovën. Jemi duke e përgatitur stafin u udhëheqës ekzekutiv për Qeverinë e ardhshme të Kosovës. Duke marrë njerëzit adekuatë e me përgatitje e guxim të plotë, ndryshon vendi”, përfundoi ai.

Kujtojmë që Agim Bahtiri u zgjodhë kryetar i Mitrovicës duke qenë pjesë e listës së AKR’së së Behgjet Pacollit, deri pak kohë më parë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit