21.5 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Deklarata s*ksiste e Remzie Osmanit: Shyqyr që vajza është për derë të huaj

Rekomandime

Edhe pse shumica e botës jeton në një botë patriarkale dhe të egër, pozita e gruas në shoqëri çdo vit po përmirësohet.

- Advertisement -

Por, këngëtarja e njohur Remzije Osmani siç duket po ia zgjatë jetën patriarkatit në Kosovë, me deklaratën e dhënë në emisionin e mëngjesit në T7, #Gjesi, derisa foli për vajzën dhe gruan e djalit të tij.

Gjatë kohës kur tregonte se gjatë 2020’tës, i kanë ndodh gjëra të bukura, për shkak se i është martuar djali, dhe i është fejuar vajza, ajo shprehet:

Mirë është me marrë nuse. Po mirë është edhe me përcjell (qesh me zë). Shyqyr që janë për derë të huaj”, u shpreh mes të tjerash Osmani, këngëtare kjo e cila ka shumë vite karrierë.

- Advertisement -

Përveç saj, në dhjetor të vitit që lam pas ishte publikuar një këngë nga Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli me titull “Nuse mësuese”, ku Qendra Kosovare për Studime Gjinore e ka cilësuar këtë këngë si promovim i nënshtrimit të grave.

Këngë e cila përveç që i redukton gratë në rolet tradicionale gjinore, është shumëfish shtypëse për gratë duke qenë se promovon dhunën ndaj grave si mjet të disiplinimit të tyre”, kishin shkruar në faqen e tyre Qendra Kosovare për Studime Gjinore.

- Advertisement -

Sipas tyre, këngë të tilla i kontribuojnë gjithashtu vazhdimësisë së thellimit të pabarazisë gjinore dhe përjetimit të grave si dytësore dhe lehtë të dominueshme.

Lidhur me këtë, vajza e Shkurte Fejzës, Gresa kishte bërë një sqarim për publikun ku tregonte se paraqet ironinë e raportit të botëkuptimeve të ndryshme në mes të gjeneratave dhe se nuk është diskriminim ndaj gjinisë femërore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit