7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Deklaratat e bujshme, “zbutet” Shefqet Krasniqi: Edhe une gaboj ndonjëherë

Rekomandime

Imami i famshëm në Kosovë për qendrimet e tij, Shefqet Krasniqi është shprehur se ka gabuar me deklaratat e tij të mëparshme.

Në një lidhje në “skype” me gazetaren Sibora Bitri në Abc Live, Krasniqi tha se ndonjëherë edhe ka gabuar me deklaratat e tij.

- Advertisement -

“Edhe unë njeri jam. Mund të gaboj në ato që them, por pres që fjalët e mia të kundërshtohen në rastet kur e kam gabim”, tha Krasniqi ne ABC.

Krasniqi foli mbi transplantin e zemrës së një derri në trupin e njeriut duke thënë se ajo mund të bëhej vetëm në rastet kur bëhet fjalë për një zgjedhje mes jetës dhe vdekjes.

“Ne sigurisht që zgjedhim jetën”, tha Krasniqi.

- Advertisement -

Më herët ai ishte deklaruar kundër kësaj gjëje në mediat e Kosovës, por duket se tashmë ka ndryshuar mendim, siç deklaroi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit