-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Deklaratat e kujt e nervozuan më shumë Ramiz Lladrovcin gjatë vitit 2020?

Rekomandime

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e që padyshim çdo deklaratë që bëhet kundër UÇK’së thotë se e godet atë. Ndërkohë, tregon se miku i tij më i mirë është kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

- Advertisement -

“Deklaratat e politikanëve janë opinione të cilat nuk duhet gjykuar, përpos atëherë kur fyhet dinjiteti ynë nacional, shteti apo vlerat kombëtare, etnopsikologjike apo vlerat përtej bindjes personale. Çdo deklaratë kundër UÇK-së më godet, sepse, është shpirti ynë shekullor i rezistencës dhe prirjes për liri. Mund të kemi gabime, por, UÇK-ja është madhështore. Shkëlqimi ynë shpirtëror e fizik, pas Skënderbeut në agjendat botërore dhe liria e arritur. Të gjithë kryetarët e komunave në përgjithësi i kam miq, por, Bekim Hamëz Jashari për mua është më shumë se shok e mik e bashkëpunëtor”, tha Lladrovci për lajmi.net, i pyetur se cilat deklarata e kanë nervozuar më shumë.

Ndërkohë, kur pyetet për mikun më të mirë, pa hezitim përmend Bekim Jasharin. Miq të tij thotë se janë edhe ish-pjesëtarët e UÇK’së që aktualisht ndodhen në Hagë.

Për ta këtë fundvit, ai ka një mesazh.

- Advertisement -

“Po, ne të gjithë që kemi qenë dhe jemi miq të ngushtë e të afërt të tyre e kemi përjetuar dhe përjetojmë shumë rëndë mungesën e tyre. Jo vetëm ne, por edhe vendi ynë dhe kombi janë të goditur.

Zemra dhe shpirti ynë është me ta, duke qenë fuqishëm të bindur në pafajësinë e tyre por edhe bindjen e fortë se do të lirohen nga shpifjet e kuzhinave të huaja dhe tendenca e njollosjes së luftës tonë të drejtë e të pastër”, tha Lladrovci.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit