1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Deklaratë shokuse e Kurtit: E duan vrasjen time

Rekomandime

Shefi i ekzekutivit në Shqipëri, Edi Rama, publikoi një fotografi me Albin Kurtin, kandidat për kryeministër të Kosovës nga radhët e partisë që doli e para në zgjedhje, Lëvizjes Vetëvendosje, dhe me aktorin francez, Gerard Depardieu, i njohur si mik i afërt i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

- Advertisement -

Fotografia është realizuar në Tiranë, në rezidencën e kryeministrit të Shqipërisë, ku Kurti kishte shkuar ta takonte Ramën, dhe është publikuar në llogarinë e këtij të fundit, në rrjetin social Facebook, në internet.

E reagime të shumta kanë shpërthyer në internet, nga aktorë të ndryshëm politikë, por edhe nga analistë e qytetarë të thjeshtë.

Por, ato nuk e kanë shqetësuar shumë Kurtin. Kështu ka treguar gazetari dhe analisti nga Shqipëria, Andi Bushati, i cili ka darkuar me kreun e Vetëvendosjes në Tiranë.

- Advertisement -

Kurti ka treguar se Rama e ka ndërprerë për pak kohë bisedën maratonë me të, për të futur në zyrë aktorin kontrovers francez, Depardieu, që po xhiron një film në Gjirokastër.

“Ishte interesant Depardieu, dhe i këndshëm në bisedë”, citohet të ketë thënë Kurti, gjatë darkës që ka pasur në Tiranë me kundërshtarët më të fortë të Edi Ramës.

- Advertisement -

Me miqtë e tij, armiq të Ramës, Kurti ka folur edhe për kundërshtarët e tij.

“E di se shumëkush e do vrasjen time”, citohet të ketë deklaruar Kurti gjatë darkës në kryeqendrën shqiptare, duke iu referuar eliminimit të tij nga skena politike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit