10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Fitore bindëse të Llapit e Ballkanit, feston edhe Drenica

Rekomandime

Llapi dhe Ballkani kanë shënuar fitore bindëse në duelet përkatëse, në kuadër të xhiros së gjashtë të IPKO Superligës së Kosovës në futboll. Llapjanët e mposhtën Flamurtarin 5:1, kurse therandasit ishin më të mirë se Vushtrria, 5:2. E fitores në udhëtim iu gëzua Drenica, e cila e mposhti Ferizajn 1:0

- Advertisement -

Llapi e ka shënuar një fitore të lehtë në duel me Flamurtarin në kryeqytet në kuadër të xhiros së gjashtë të IPKO Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Gazeta Express.

Llapjanët kanë fituar me rezultat 5:1, në ndeshjen e zhvilluar në kryeqytet.

Mërgim Pefqeli e ka kaluar ekipin e Tahir Batatinës në epërsi në minutën 12-të, kurse Mentor Zhdrella shënoi pas një minute për 2:0.

- Advertisement -

Blendi Memaj e gjeti golin e tretë të llapjanëve në minutën e 45-të.

Ndërkaq, Angel Granchov e ngushtoi rezultatin në 1:3 me të filluar pjesa e dytë.

- Advertisement -

Blendi Memaj e shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për llapjanët në minutën e 65-të.

E Granchov shënoi autogol në minutën e 77-të për fitoren e thellë të ekipit mysafir.

Ndërkohë, Ballkani fitoi po ashtu me rezultat të thellë, 5:2 kundër Vushtrrisë.

Visar Berisha i kaloi therandasit në epërsi me golin e shënuar me kokë në minutën e 16-të.

Drilon Fazliu i barazoi shifrat në minutën e 40-të.

E me të filluar pjesa e dytë, respektivisht në minutën e 48-të, Jetmit Topalli e riktheu epërsinë e ekipit vendës.

Mbrojtësi Berisha e shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për ekipi Portokalli në minutën e 60-të.

E golin e katërt për ekipin e Ismet Munishi e shënoi Arbër Hoxha në minutën e 70-ë.

Paolo Matheus e ngushtoi epërsinë e vendësve duke shënuar me kokë në minutnë e 85-të.

Kurse, Ermal Krasniqi e shënoi golin e pestë të Ballkanit në minutën e 89-të.

Në duelin e tretë të zhvilluar sot, Drenica e mundi Ferizajn në udhëtim me rezultat minimal, 1:0 falë golit të shënuar nga Arbios Thaqi në fund të pjesës së parë. /Gazeta Express/

IPKO Superliga – Java e gjashtë

E diel Drita –Trepça ’89 1:1

E diel Dukagjini – Feronikeli 0:2

E diel Prishtina – Gjilani 2:1

E hënë Ballkani – Vushtrria 5:2

E hënë Flamurtari – Llapi 1:5

E hënë Ferizaj – Drenica 0:1

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit