4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Deklarohen nga LDK dhe AAK për mundësinë e koalicionit me VV-në, kjo është përgjigja e tyre

Rekomandime

Gjatë ditës së djeshme qytetarët e Kosovë iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e ri në Kuvend .

Nga rezultat e deritanishme Lëvizja Vetëvendosje është në vendin e parë, Lidhja Demokratike e Kosovës në vendin e dytë, Partia Demokratike e Kosovës në vendin e tretë dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në vendin e katërt.

- Advertisement -

Por a do të bashkëpunojnë me LVV, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për të formuar qeverinë e re.

Kandidati i LDK-së për deputet Arben Gashi në një prononcim për Gazeta Blic ka theksuar se po presin të ndodhë certifikimi i rezultatit zgjedhor pasi diferenca mes dy partive është shumë e ngushtë dhe pastaj mund të flasin për koalicionet .

“Ne presim të ndodhë certifikimi i rezultatit zgjedhor pasi diferenca mes dy partive është shumë e ngushtë” ka thënë shkurt Gashi.

- Advertisement -

Njëjtë është përgjigjur edhe kandidati për deputet nga AAK-ja Rasim Selmanaj.

Ai ka thënë se ende nuk dihet rezultati përfundimtar dhe se ulëse ka fitur në kuvend AAK-ja dhe për këtë arsye është akoma herët të flitet për koalicionet.

- Advertisement -

“Ne duhet të presim rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve edhe pastaj mund ta kemi një qëndrim si parti. Në këto momente po presim të shohim se sa ulëse kemi fituar në parlament dhe pastaj mund të flasim edhe për çështje të tjera . Se cili do jetë qëndrimi i partisë mbetet të shihet”.

Zgjedhjet e 6 tetorit erdhën menjëherë pas dorëheqjes nga pushtetit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë më e lartë se në zgjedhjet e kaluara ku kanë votuar mbi 40 % e votuesve.

Në këto zgjedhje kanë votuar mbi 111 mijë votues të rinj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit