5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Deklaroi se koronavirusi s’është i vërtetë, nisin hetimet kundër Olsi Jazexhiut

Rekomandime

Në një kohë kur bota ka shpallur pandeminë, nga e cila aktualisht numërohen 42,344 vdekje, analisti Olsi Jazexhiu është shprehur publikisht se nuk beson se koronavirusi është i vërtetë dhe se e gjitha është një shpikje.

Në postimet e tij në Facebook, Jazexhiu ka rrëzuar poshtë vërtetësinë e virusit, ndërkohë që nuk ka kursyer edhe komente ndaj masave shtrënguese të marra nga qeveria Rama. Mësohet se ditën e djeshme janë marrë nën hetim 10 qytetarë, për “deklarata të gabuara”, në mesin e tyre edhe Jazexhiu, transmeton TCH.

- Advertisement -

E ftuar mbrëmë në emisionin “Open”, gazetarja Anila Hoxha deklaroi se për të dhe të tjerët kanë nisur hetimet dhe se tashmë dosja gjendet në prokurori.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit