12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Qeveria Kurti kthen mbrapa maunet e para me mallëra nga Serbia

Rekomandime

Mbrëmë, Qeveria e Kosovës mori vendim për heqjen e plotë të tarifës 100% ndaj mallrave serbe dhe Bosnjë Hercegovinës dhe zëvendësoi atë me reciprocitet ndaj Serbisë.

“Vendimi obligon që në marrëdhëniet tregtare me Serbinë, emërtimet në certifikatat fitosanitare dhe certifikatat veterinare, bashkë me dokumentet tjera përcjellëse të përdoren në​ përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi”, njoftoi ekzekutivi në detyrë që udhëhiqet nga Albin Kurti.

- Advertisement -

Në një bisedë ushtruesi i detyrë së Doganave të Kosovës, Ibrahim Xhaka ka thënë se reciprociteti po zbatohet nga institucioni që udhëheq.

Deri më tani, sipas Xhakës, janë kthyer mallrat të cilat nuk kanë plotësuar dokumentacionin e nevojshëm.

Ai ka thënë se nuk do të hyjë asnjë produkt në Kosovë nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina nëse nuk i plotëson kushtet e kërkuara dhe janë në kundërshtim me emërtime kushtetuese.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit