Profesori universitar, Enver Bytyçi ka reaguar ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit pasi ky i fundit e ka dekoruar me “Medalje Presidenciale”, gazetarin dhe publicistin Baton Haxhiu.
Gazetari Haxhiui i ka dal në mbrojtje, Presidentit të Kosovës lidhur me aktakuzat nga Gjykata Speciale.
Bytyçi reagoi ashpër duke e quajtur President “serb” të Kosovës, Thaçin dhe Haxhiun kontribues për ndarjen e Kosovës.
“Unë mendoj se një mirënjohje për kontributet e Baton Haxhiutpër ndarjen e Kosovës është shumë pak. Presidenti “serb” i Kosovës duhej ta nderonte zotin Haxhiu me dekoratën e “Heroit të popullit dhe shtetit të Serbisë”!”, u shpreh Bytyçi, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Presidenti i Kosovës ka dekoruar Baton Haxhiun me medalje presidenciale të mirënjohjes.
Po mirënjohje për cfarë? Për atë se Batoni ishte kontributori kryesor në lidhjet midis Thaci-Rama-Vucic, me qëllim shkëmbimin e territoreve me Serbinë dhe ndarjen e Kosovës. Unë mendoj se një mirënjohje për kontributet e Baton Haxhiut për ndarjen e Kosovës është shumë pak. Presidenti “serb” i Kosovës duhej ta nderonte zotin Haxhiu me dekoratën e “Heroit të popullit dhe shtetit të Serbisë”!
Por meqenëse këtë dekoratë nuk ia dha Thaci, pritet që në javët e muajt e ardhshëm atë t’ia akordojë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic. Kryeministri Rama do t’ia sugjerojë zotit Vucic këtë në takimin e ardhshëm që ata do të bëjnë nga gjatë tetorit, për të përkujtuar 4 vjetorin e promovimit të librit “Kurbani” në gjuhën serbe në Beograd.