8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Rrjedhja e “4 mijë dosjeve” të Gjykatës Speciale, deklarohen edhe nga Prokuroria Speciale

Rekomandime

Të hënën nga Organizata e Veteranëve të Luftës në Kosovës janë deklaruar se kanë pranuar katër mijë dosje të cilat pretendojnë se lidhen me Gjykatën Speciale.

- Advertisement -

Në lidhje me këtë rast, sot janë deklaruar edhe nga Prokuroria Speciale. Të cilët, përmes një njoftimi për media janë deklaruar se janë duke e hetuar rastin.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka pranuar pyetje të shumta nga mediat lidhur me hetimin rreth dërgimit të dokumenteve në Organizatën e Veteranëve të UÇK-së, të cilat dokumente potencialisht ndërlidhen me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Aktualisht, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë është duke e hetuar këtë çështje”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është shprehur e gatshme të asistojë, nëse diçka e tillë kërkohet.

- Advertisement -

Në anën tjetër, të njëjtit kanë njoftuar që zbulimi i paautorizuar i dokumenteve konfidenciale ose informacionit lidhur me dëshmitarët e mbrojtur nënkupton shkelje të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe mund të jetë e dënueshme me dënim me burgim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit