13.3 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Pamje aspak të mira, pse po e derdhin qumështin fermerët kosovarë

Rekomandime

Fermerët e vendit kanë derdhur sot në lumenj qumështin që kanë grumbulluar, si shenjë pakënaqësie që nuk po merret vendim për ndalimin e importit të produkteve me vaj palme, raporton Kosova ime.

- Advertisement -

Kryetari i Shoqatës së Qumështorëve të Kosovës, Ramadan Memaj i ka thënë Gazetës Express se ata e kanë adresuar një kërkesë të tillë qe disa vite dhe se kjo formë proteste është rezultat i mos përfilljes së kërkesave të fermerëve.

“Tepricat e qumështit janë enorme, pra janë diku rreth 70 tonë qumësht në ditë që nuk po grumbullohet, për arsye të vajit të palmës. Ne kemi vite që protestojmë dhe apelojmë te organet e shtetit që me ndalu këtë vaj dhe nuk po e ndalojnë dhe rezultati i mos ndalimit është kjo.

Ne qe disa herë po iu themi se jemi duke e derdhë qumështin, por ata nuk po besojnë kështu që kemi vendos që edhe t’i bëjmë publike. Ne këmi paralajmëruar edhe për të hënën një protestë 24 orëshe, mirëpo si duket nuk do të na lejohet”, ka deklaruar Memaj.

- Advertisement -

Ai thotë se premtimet që po u bëjnë politikanët në këtë kohë kur qumështi nuk po iu shitet janë “bajate”.

Memaj thotë se zyrtarët e qeverisë në vend se të gjejnë zgjdihje për këtë problem, po mundohen që t’i mashtojnë me subvencione.

“Arsyetimi është i njëjtë, që disa herë na thojnë që do të shohin. Në fakt janë premtime bajate qe disa vite. Ata në vend që me u fokusu te problemi kryesor, mundohen me na mashtru me subvencione, e që në fakt nuk ka asnjë vlerë rritja e subvencioneve për fermerët që derdhin qumështin.

- Advertisement -

Paramendojeni skena të tilla ku qumështi derdhet dhe del dikush iu flet për subvencione. Problemi i parë dhe esencial për fermerët është që shitja e qumështit. Nëse fermerët nuk arrijnë me shit qumështin, atëherë çka ka nevojë të diskutohet për politika bujqësore”, ka thënë Memaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit