5 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Kina kërcënon ShBA-në: Po rrezikon të paguajë çmim të papërballueshëm

Rekomandime

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, tha në një intervistë për mediet shtetërore të enjten se Shtetet e Bashkuara janë në rrezik që të paguajnë “çmim të padurueshëm” për shkak të veprimeve të tyre rreth Tajvanit.

Kryediplomati kinez tha se “duke i inkurajuar forcat për pavarësinë e Tajvanit, Shtetet e Bashkuara jo vetën që e fusin Tajvanin në një situatë jashtëzakonisht të rrezikshme, por gjithashtu e ekspozojnë ShBA-në ndaj një çmimi të papërballueshëm”.

- Advertisement -

“Tajvani nuk ka rrugë tjetër përpara pos ribashkimit me pjesën kontinentale”, tha ministri Yi.

Kina e vlerëson Tajvanin si pjesë të territorit të saj dhe në dy dekadat e fundit e ka shtuar trysninë diplomatike e ushtarake për ta vënë në praktikë pretendimin për sovranitet në këtë ishull, duke nxitur zemërim në Taipei e shqetësime në Uashington.

Tajvani është një ndër faktorët kryesorë të raporteve të tensionuara mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. ShBA-ja është përkrahësja më e rëndësishme dhe furnizuesja kryesore me armë e Tajvanit, pavarësisht mungesës së marrëdhënieve formale diplomatike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit