1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Del një garantues në Speciale për lirimin e Rexhep Selimit, ky është vendimi i Gjykatës

Rekomandime

Gjyqtari francez i Procedurës Paraprake në Hagë, Nicollas Guillou refuzoi dje kërkesën e Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit për lirim nga paraburgimi. Sidoqoftë, me anë të disa parashtresave, mbrojtja e dy të akuzuarve kishin paraqitur një nga një argumentet se pse klientët e tyre duhej të liroheshin nga kjo masë.

- Advertisement -

Njësoj sikurse kishte ndodhur në rastin e ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli, drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti, ka dhënë garancë për lirimin nga paraburgimi të ish-deputetit të VV-së, Rexhep Selimi.

Garanca e Mehmetit ka të bëjë me një sigurimin se Policia e Kosovës ka aftësi të mjaftueshme monitoruese për të mbikqyrur kushtet e propozuara pas lirimit të Selimit.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës  konfirmoi se PK-ja “do të ishte e gatshme të përmbushë të gjitha kushtet nëse atyre u kërkohet ta bëjnë këtë nga Gjykata.” Siç e di vetë Gjykata, Drejtori i Policisë së Kosovës ka pasur mundësi të shqyrtojë me kujdes kushtet e propozuara, siç bëri ai më parë në lidhje me një të bashkë – akuzuar. Në shprehjen e aftësisë së Policisë së Kosovës për të zbatuar kushtet e propozuara në emër të Z. Selimi, Drejtori i Policisë po komunikonte qartë një vendim të informuar dhe të konsideruar për çështjen. Mbrojtja fton gjyqtarin e procedurës paraprake që të angazhohet direkt me Drejtorin e Policisë nëse kërkohet ndonjë sqarim ose informacion i mëtejshëm”, thuhet në parashtresën e avokatit të Rexhep Selimit, David Young.

- Advertisement -

Pikë tjetër në të cilën avokati i Selimit ka kundër-argumentuar me Zyrën e Prokurorit të Specializuar, janë cilësimet e kësaj të fundit për fushatën “Liria ke Emër”, të cilën ZPS tentoi ta paraqesë si provë se në rast të lirimit të të akuzuarve mund të ketë ndërhyrje në drejtësi.

Avokati i Selimit ka nënvizuar faktin se autorët e kësaj fushate e kanë qartësuar faktin se e njëjta ka nisur para ngritjes së aktakuzave dhe se për qëllim ka pasur rikujtimin e ngjarjeve historike të luftës së fundit në Kosovë.

- Advertisement -

“Njëri nga Themeluesit e këtij grupi shpjegoi se kjo lëvizje filloi shumë para Aktakuzave të lëshuara nga DSK dhe u krijua në mënyrë që njerëzit të mos harrojnë historinë e konfliktit. Në të vërtetë, as vetë artikulli i gazetës, as emri zyrtar i nismës “Liria Ka Emër” nuk i referohet UÇK-së. ZPS ka shtuar në mënyrë të gabuar këtë term në mënyrë që të mbështesë pretendimet e tij përndryshe të pabazuara”, thuhet në prashtresën e avokatit të Selimit.

Young tutje ka kritikuar ashpër Zyrën e Prokurorit të Specializuar për fushatën “Liria ka Emër” duke thënë se ZPS po tenton të ndërtojë një standard ku secili që përkujton konfliktin, ka për qëllim të ndihmojë në mënyrë të pahijshme të akuzuarit.

“Nuk ka gjithashtu asnjë provë për pretendimet e SPO se fushata “ka qenë shumë aktive në muajt e fundit, duke demonstruar mbështetjen e gjerë për të Akuzuarit në Kosova”, përtej pohimit të paqartë për këtë qëllim. Qëllimi i fushatës duket të jetë dokumentimi, shpjegimi dhe kujtimi i asaj që ka ndodhur me Kosovën gjatë kësaj periudh. Në të vërtetë, arsyetimi i SPO-së në këtë pikë kufizohet me ofensivën pasi sugjeron që çdo njohje ose përkujtim i konfliktit përbën një përpjekje për të ndihmuar në mënyrë të pahijshme të akuzuarit të sjellë para DSK dhe të pengojë hetimet e tyre”, është shprehur Young.

Ndër të tjera, Young ka kundërshtuar edhe argumentet e Prokurorisë që kishin të bënin me deklratën e sekretarit të OVL-së, Faton Klinaku, se kjo organizatë do të bëj publike çdo dokument konfidencial që mund t’u vije nga Specialja.

Young ka përmendur faktin se edhe vet Paneli i Apelit kishte qartësuar se nuk ka prova nga ZPS se Rexhep Selimi kishte lidhje të caktuara apo ndikim brenda Organizatës së Veteranëve të Luftës.

Sidoqoftë, megjithë argumentet e ofruara gjykatësi francez ia ka refuzuar kërkesën për lirim Krasniqit, teksa e njëjta çështje priet që së shpejti të përfundojë sërish në Dhomat e Apelit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit