11.4 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Del resultati i autopsisë për 39 vjeçaren nga Istogu që u tha se vdiç nga koronavirusi

Rekomandime

Më shumë se një muaj ka kaluar prej kur familja e Sevdije Kuklecit, 39-vjeçares nga fshati Lluga i Istogut ka qenë duke pritur rezultatin e autopsisë për të mësuar shkakun e vërtetë të vdekjes së familjares së tyre.

- Advertisement -

Sipas rezultatit të autopsisë, Sevdije Kukleci nga fshati Lluga e Istogut ka ndërruar jetë si pasojë e sepsës, shkruan Insajderi.

“Sëmundja apo gjendja e drejtpërdrejtë që e ka shkaktuar vdekjen – SEPSA. Gjendja e cila ka sjellë deri te shkaktari i vdekjes – PERITONITI FIBRINOZ PURULENT. Shkaktari kryesor i vdekjes – PERFORIMI I ULCERËS DEODENALE”, thuhet në certifikatën e vdekjes së Sevdije Kuklecit.

Rezultati i autopsisë është nxjerr tre ditë më parë, ndërsa autopsia është kryer saktësisht më 20 prill.

- Advertisement -

Në rrëfimin për Insajderin, vëllai i Sevidjes ishte shprehur i bindur se motra e tij nuk ka vdekur nga COVID1-9.

Fajtorë dhe përgjegjës për vdekjen e motrës së tij Salihu pati deklaruar se janë mjekët.

- Advertisement -

“Jo 99% por 1 milion përqind nuk ka pasur koronavirus, por ka shku në Prishtinë në gjendje kritike, mjekët i kanë fsheh letrat dhe kanë thënë është me koronavirus, neve astenjo sna ka prek që kemi qëndru me to, as motra në Prishtinë, as mjeku i Mitrovicës që janë kujdes për to, që ia kanë marrë gjakun, ai ka prekur shpricat asnjëri, asnjëri nga ne nuk është infektuar”, kishte deklaruar Salihu për Insajderi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit