8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Del video shqetësuese: Kriza në BE u nis në Siri, e orkestruar nga Rusia e Bjellorusia (Video)

Rekomandime

Gjendja në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë është shumë e rëndë me rrezik të madh që të eskalojë në konflikt të armatosur. Por, duket se gjërat shkojnë më thellë se sa vetëm deri tek një krizë emigrantësh.

Në një video që është paraqitur online, e që raportohet të jetë bërë prej 6 deri më 7 nëntor, shihen qindra vetë derisa presin për avionë nga Damasku të organizuar në koordinim mes Bjellorusisë, Rusisë dhe Qeverisë së Bashar al-Assadit në Siri.

- Advertisement -

Destinacioni i tyre ishte Minsku, dhe prej aty kufiri me Poloninë që tashmë është bërë vatra kryesore e krizës në Evropë.

Shumica prej emigrantëve raportohet të jenë kurdë irakianë, raporton Ruslan Trad, përcjell Periskopi.

E gjithë kjo po shihet nga Bashkimi Evropian si një përpjekje e liderit autoritar Lukashenko që të hakmirret për sanksionet që blloku i ka vënë shtetit të tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit