2.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Deliu i përgjigjet Mujës: Kompaninë që ti e quan sllovene, Kurti e konsideronte të themeluar nga UDB-ja

Rekomandime

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu i është përgjigjur deputetit të PDK-së, Armend Muja, pasi ky i fundit tha se blerja e energjisë nga Serbia ka qenë zakon i qeverisjes së PDK-së.

Sipas tij, qeverisja e VV-së, gjatë vitit 2021, ka importuar energji kryesisht nga Sllovenia, Shqipëria, Danimarka dhe Maqedonia e Veriut.

- Advertisement -

Deliu tha se kompaninë që Muja e quan slloeve, Kurti në vitin 2019 e konsideronte të themeluar UDB-ja.

Deliu thotë se ky skandal origjinën, protagonistët dhe çdo gjë tjetër e ka të lidhur me pushtetin në të cilin Muja bën pjesë.

“Sipas tij, GEN qenka një kompani sllovene, por e tillë nuk ishte për Albin Kurtin në vitin 2019, kur Kurti e kishte cilësuar të njëjtën “kompani të themeluar nga UDB-ja” e të mirëmbajtur nga mafia energjetike serbe. Mbase para një orvatje të tillë, do të duhej fillimisht ta pyeste Albin Kurtin se cila është e vërteta. Meqenëse Kurti është bërë “gur” dhe po fshihet para qytetarëve, mbase Mujes do të ia kishte shpjeguar të vërtetën”, shkroi Deliu në Facebook.

“Ata e kanë pasur zakon blerjen e rrymës nga Serbia”, Muja për PDK-në

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit