6.9 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

‘Sekreti’ që u fundos bashkë me anijen ‘Moskva’: Çfarë po kërkon Putini në fund të Detit të Zi?

Rekomandime

Shkatërrimit të anijes ‘Moskva’ nga Ukraina që njihej si ‘krenaria’ e flotës ruse në Detin e Zi iu bë jehonë e madhe nga Perëndimi.

Pala ruse deklaroi se do të mbështeste familjet e ushtarëve të vdekur, të plagosur dhe të zhdukur dhe se marinarët e shpëtuar do të vazhdonin detyrat e tyre në anije të tjera ushtarake në Flotën e Detit të Zi.

- Advertisement -

Ndërkohë, akuzat për fundosjen e anijes vazhdojnë të vijnë njëra pas tjetrës. Sipas “Forbes” dhe titujve të pasqyruar në mediat britanike, Rusia nuk ka hequr dorë nga “Moskva”.

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar që pajisjet ushtarake dhe çdo gjë që mund të jetë sekret shtetëror në bord të gjenden urgjentisht dhe të nxirren.

Po ashtu është urdhëruar edhe nxjerrja e “Moskvës” nga thellësia e ujërave të Detit të Zi.

- Advertisement -

U raportua se Putini dërgoi 8 anije në Detin e Zi dhe rrethoi zonën ku u mbyt anija “Moskva” duke vijuar me përpjekjet për “shpëtimin” e saj.

Pra, çfarë po kërkon Putini ende në anijen e fundosur tashmë?

- Advertisement -

Ekspertët e marinës besojnë se rusët po kërkojnë pajisjet e enkriptimit të anijes dhe disa raketa.

Thuhet se Putini kërkon të shpëtojë raketat e pashpërthyera nga mbytja dhe të nxjerrë nga uji edhe trupat e ekuipazhit të anijes që humbën jetën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit