1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Demaliaj thotë se nëse LDK voton Vjosa Osmanin si presidente pa kushte, do të zhduket si parti

Rekomandime

Ish-kandidati për deputet nga AAK, Shkumbin Demaliaj ka thënë se Vetëvendosje nuk i ka numrat për ta zgjedhur presidentin, prandaj sipas tij ajo duhet të pranojë Ramush Haradinajn për president në formë kompromisi.

- Advertisement -

Demaliaj ka tone të ashpra për LDK-në, nëse kjo e fundit vendos që ta votoja pa asnjë kusht Vjosa Osmanin për presidente.

“Nëse LDK qëndron në sallë kur të zgjidhet presidenti pa pasur koalicion me LVV-në, dhe voton zonjën Osmani për presidente, në zgjedhjet tjera nuk do të ekzistojë si subjekt politik”, tha ai.

Ish-deputeti thotë se është përgjegjësi e partisë fituese të mendojë për sigurimin e votave.

- Advertisement -

Demaliaj thotë se LDK e ka votuar Thaçin për president por sipas tij këtë e kanë bërë për shkak se kanë pasur marrëveshje për bashkëqeverisje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit