8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Pak ditë para zgjedhjeve, Kujtim Shala shfaqet përkrah Lumir Abdixhikut

Rekomandime

Gara për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës po shkon drejt fundit. Tashmë kandidaturën për kryetar të LDK e kanë shpallur Lumir Abdixhiku, Anton Quni, Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa.

- Advertisement -

Ndonëse edhe Kujtim Shala është përfolur si një prej kandidatëve potencial për kreun e LDK-së, ai siç duket ka zgjedhur t’i ofrojë mbështetje Lumir Abdixhikut, shkruan Reporteri.net.

Në rrjetin social Facebook një përkrahës i LDK-së, ka publikuar një fotografi ku shfaqen Kujtim Shala e Lumir Abdixhiku.

Zgjedhjet për kryetar të LDK-së mbahen me 14 mars. Të dielën 355 delegatë nga 38 degë të LDK-së nga të gjitha komunat do të mblidhen për ta dhënë votën e tyre.

- Advertisement -

Siç e parasheh statuti i LDK-së, zyrtarisht do të dihet zyrtarisht kush janë kandidatët. Në organin më të lartë të LDK-së, që e përbëjnë delegatë të zgjedhur nga kuvendet e degëve, plus kryetari i subjektit [Isa Mustafa], mund të kalojnë vetëm ato kandidatura që marrin fillimisht aprovimin e delegatëve.

Në mënyrë që të konfirmohet si kandidat për kryetar, secilit prej pretendentëve u duhet t’i marrin 50% plus një të votave të delegatëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit