-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Demaskohet grupi, mijëra kinezë e indianë e “duan” Albin Kurtin

Rekomandime

Pak ditë para rrëzimit të Qeverisë Kurti u hapën disa grupe në rrjetin social Facebook, në mbështetje të kryeministrit, Albin Kurti, shkruan Gazeta Insajderi.

- Advertisement -

Në mesin e këtyre grupeve u hapë edhe njëri me emrin #MeKryeministrin i cila ka plotë 248 mijë e 705 anëtarë.

Ndonëse, ka një numër të konsiderueshëm të anëtarëve, në mesin e tyre mund të gjesh edhe llogari fallco.

Idianë e kinezë me bollëk, sigurisht edhe këta janë “qytetarë të vetëdijshëm”, siç thuhet në arsyet pse është formuar ky grup, por me shumë gjasë ata nuk dinë se çka po ndodh në Kosovë, e aq më pak e njohin kryeministrin në largim. Të paktën jo këta anëtarë më ‘të rinj (shtetas të huaj)’ të grupit.

“Ky grup është krijuar nga qytetarë të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm për situatën dhe gjendjen politike në vend”, thuhet mes tjerash tek grupi #meKryeministrin.

- Advertisement -

Vlen të theksohet se ky grup u formua për të kundërshtuar mocionin e LDK-së për rrëzim të Qeverisë, por edhe kjo nismë dështoi, me 82 voton për, 32 kundër dhe 1 abstenim Qeveria Kurti hyri në histori si qeveria më jetë-shkurtër në Kosovë. Vetëm 52 ditë qeverisje

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit