17.5 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Ish ministri i PDK’së: Nuk mjafton vetëm shkarkimi i Kurtit

Rekomandime

Ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka kritikuar Qeverinë Kurti për shkarkimin e Bordit të QKUK-së.

- Advertisement -

Sipas tij, kjo është vetëdija më e ultë politike e institucionale që mund ta ketë për tipar një qeveri në ikje.

“Për muaj e javë tashmë qytetarët e Kosovës e kanë pasur referencë Naser Ramadanin, si këshillim e siguri për ruajtjen e shëndetit në këtë kohë pandemie, ndërsa Albin Kurti e shkarkon nga detyra për ta zëvendësuar e shkretuar me militantë të shkretë. Kështu, qeveria në ikje e Albin Kurtit, menaxhimin e pandemisë po e bën në mënyrën e duhur, duke shkarkuar profesionistët e duke emëruar militantët. Nga “miti i ç’kapjes” në realitetin e kapjes vulgare e të shëmtuar, shpërblim për militantët e degradim për institucionet. I pa këndellur nga dezertimi që ia shkaktoi vetës, në ditët e fundit të tij në zyre po e tregon formulën absurde të degradimit të vendimmarrjes që i takon një kryeministri”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Tahiri tutje ka shtuar se, “për këtë kryeministër të shkarkuar, nuk mjafton vetëm shkarkimi por edhe zëvendësimi sa më parë i tij, sepse tash kur s’mund të bëjë më dëmet e mëdha, ka filluar të dëmtojë pa fije kontrolli”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit