1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Denni Xhepa i vetmi shqiptar në Lojërat Olimpike të Pekinit

Rekomandime

Denni Xhepa është përfaqësuesi i vetëm i Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit, që do të zhvillohen nga 4 deri më 20 Shkurt.

Për 18-vjeçarin është një debutim në gara të këtij niveli, por thotë se është gati duke vendosur edhe objektiva ku pret më shumë në disiplinën e slalomit.

- Advertisement -

“Është më e mira që mund të ndodhë në jetën e një sportisti. Mendjen e kam aty dhe jam gati. Dua të renditem më i miri për 18-vjeçarët dhe të jem mes 30 më të mirëve”.

Denni tregon për Tv Klan edhe si po përgatitet në Itali për këtë aktivitet kaq të rëndësishëm.

“Jemi duke punuar për të patur një zbritje sa më të mirë. Paradite bëjmë ski ndërsa pasdite jam në palestër”.

- Advertisement -

Ceremonia e dorëzimit të flamurit kombëtar do të bëhet të hënën e ardhshme. Shqipëria është përfaqësuar në olimpiadat e mërparshme nga Erjon Tola dhe Suela Mwhilli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit