10.9 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Familja Osmani – Sadriu merr 76 mijë euro për një vit nga buxheti i Kosovës

Rekomandime

Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu, ka kritikuar pagat që merr nga buxheti i shtetit, Familja presidenciale Osmani-Sadriu. Ajo ka kritikuar Zotëriun e Parë, se merr paga si ambasador pa shkuar kurrë në punë.

„Familja Presidenciale Osmani-Sadriu marrin me dhjetëra mijëra euro nga buxheti i Kosovës. Kjo familje po e trajton Kosovën si monarki. Merr para më shumë se cdo qytetar i Kosovës.

- Advertisement -

Presidentja merr nga buxheti i Kosovës më shumë se 33 mijë euro paga në vit, bashkëshorti i saj mbi 36 mijë euro paga në vit. Para kjo familje i merr buxhetit më shumë se 76 mijë euro gjatë një viti. Kur këto paga i krahasojmë me deklarimet e kryeministrit Kurti që ka mbetur në ishujt grek, mundo të kuptojmë se synimi i tyre ka qenë vetëm pushteti e jo qytetari i Kosovës.

A nuk quhet kjo gjakderdhje financiare, të nderuar deputetë?”, ka thënë Zejnullahu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit