3 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Hoti: Nga nesër hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID

Rekomandime

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvillua sot një takim virtual me komunitetin e biznesit në vend, të cilët i informoi në hollësi me masat e reja anti Covid-19, që pritet të miratohen nga Qeveria dhe të hyjnë në fuqi nga data 23 dhjetor 2020.

Komuniteti i biznesit ofroi mbështetje për masat e reja anti Covid-19 dhe insistoi që Kuvendi të mos shpërndahet pa e miratuar buxhetin 2021.

- Advertisement -

Kryeministri Hoti i siguroi ata se është në komunikim të vazhdueshëm me grupet parlamentare dhe se po angazhohet maksimalisht që përbërja aktuale e Kuvendit të miratojë buxhetin për vitin e ardhshëm, si dhe disa marrëveshje ndërkombëtare që lidhen me buxhetin.

Kryeministri Hoti dhe përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, u pajtuan se buxheti është parakusht për krijimin e pakos së re dhe zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, respektivisht mbështetje të bizneseve të prekura nga pandemia Covid -19.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit