Albert Veliu, zyrtar i Konsullatës së Kosovës në New York është dënuar me 9 vjet burg për veprat penale, pastrim parash dhe kontrabandim armësh, shkruan Gazeta Metro.
Zyrtari i konsullatës, Veliu Ish- vozitësi i konsultatës së Kosovës në New York u arrestua nën akuzën se ka bërë pastrim parash përmes trafikimit të narkotikëve dhe shitje të armëve.
Po ashtu, Veliu është akuzuar edhe për shitjen e një arme AK-47, një raketë anti-tank M80 dhe Zolja e pajisur me një raketë 64 milimetërshe.
Albert Veliu njihet me nofkën ‘Benny’. Ka një arsye pse i referohen me këtë nofkë që nuk ngjason me emrin e tij. Albert Veliu duket se është adhurues i një prej personazheve mafioze të një filmi amerikan.
Personazhi quhet ‘Beny Blanco from the Bronx”, në filmin ‘Carlitos Way’. Ndërsa Albert Veliu skaj emrit të vërtetë në llogarinë e tij në FB e ka vendosur edhe nofkën e tij ‘Benny Blanco’.