1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Denoncimi i Neurokirurgut Armend Agolli: Tenderi për Qendrën Spinale u dha në duar të komandantëve

Rekomandime

Neurokirurgu Armend Agolli ka rrëfyer sesi një projekt i cili synonte ndërtimin e një Qendre Spinale në Kosovë dështoi pasi, siç tha ai “tenderi u dha në duar të komandantëve”.

- Advertisement -

Doktori i njohur kosovar fajësoi politikën pasi, siç tha ai, nuk e mbështeti një projekt i cili nuk kushtetonte më shumë se një kilometër asfalt.

Aktualisht, Neurokirurgu Armend Agolli, punon në Suedi por edhe në Kosovë.

“Ma mirë që kam ardh në Kosovë sepse Kosova ka nevojë për ekspert, ka nevojë shumë. Ne përpara kemi thënë s’kemi mujte se kemi dokora, por unë them se është e kundërta, ne tash kemi mjete po s’kemi doktorë”, tha ai në emisionin Oxygen.

- Advertisement -

“Fatkeqësisht, shumica e ekspertëve na kanë ikë, vetëm në Gjermani janë diku 1 mijë doktorë shqiptar, në fusha të ndryshme. Kosova ka nevojë shumë ekspert, në shumë degë të mjekësisë”, deklaroi ai.

Ai foli edhe për një projekt të cilin kishte filluar ta realizonte në Kosovë por, sipas tij, politika e kishte penguar realizimin e atij projekti.

- Advertisement -

“Është ndal në gjysmë një projekt për një qendër spinale në Kosovë. Fatkeqësisht nuk ka pasur vullnet politik që ai projekt me u përfundu. Kushtojke 1 milion euro, sa një kilometër asfalt. Nuk e kanë mbështetur politikat se nuk kanë pas shumë me fitu aty, nuk deshten fatkeqësisht. Tenderi u hapë por u dha në duar të komandatave dhe ata e shpërndanë për vete dhe pastaj u largova prej atij projekti dhe u ktheva në Suedi”, deklaroi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit