Departamenti i Mbrojtjes së SHBA’ve, ka shpërndarë një fotografi nga Kosova të forcave amerikane të Gradës Kombëtare të Iowa.
Trajnimit “fire fobia”, (fobia e zjarrit), nga forcat e KFOR’it që pjesë e tij janë edhe ushtarët amerikan, ky është një veprim i domosdoshëm për të lejuar ushtarët të njihen me turmat dhe teknikat e kontrollit të trazirave.
Ushtarët mësojnë se si të menaxhojnë stresin e shkaktuar nga zjarri dhe si të kalojnë nëpër flakë të vërteta, nën sytë vigjilentë të trajnerëve të tyre, të cilët mbajnë makineritë e fikjes së zjarrit dhe janë të gatshëm për të ndërhyrë.
“Përmes zjarrit. Të vendosur. Ushtarë të Gardë Kombëtare e Iowa, duke kaluar spërkatje të benziës dhe flakësh gjatë trajnimit (fobia e zjarrit) në Kampin Novo Selo, Kosovë”, ka shkruar Departamenti i Mbrojtjes i SHBA’ve në Twitter.
Through the fire.
Deployed @IowaNatGuard soldiers run through a spray of gasoline and flames during fire phobia training at Camp Novo Selo, Kosovo. pic.twitter.com/IUipLbf0l3— Department of Defense 🇺🇸 (@DeptofDefense) April 20, 2021