Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Rrezarta Krasniqi e cila ka siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës ka njoftuar se kushëriri i saj, Musli Krasniqi ka disa ditë që është zhdukur dhe se familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij.
Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se kushëriri i saj nga fshati Begaj i Vushtrrisë është larguar nga shtëpia me datë 28 tetor, e deri më tani nuk dihet asgjë për destinacionin e tij.
“Mbesim të shqetësuar për fatin e tij.
Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës e cila ka nisur kërkimin.
Ju jam mirënjohese nëse dikush nga ju na informon për vendodhjen e tij”, ka shkruar Krasniqi.