Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë mirëpritur miratimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Deputetja e këtij subjekti, Saranda Musliu ka deklaruar se nga ky ligj do të përfitojnë gjithë qytetarët e Republikës.

Postimi i plotë:
Qytetarë të dashur!
Jam tejet e gëzuar që sot gjatë punimeve të Kuvendit arritëm ta votojmë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
Nga ky Ligj përfitojmë të gjithë dhe shpresoj se do ta kalojmë më lehtë situatën e pandemisë.
LDK ishte dhe do të jetë gjithmonë pranë nevojave dhe kërkesave tuaja ashtu siç ka qenë këmbëngulse që ky ligj të bëhet realitet.
SM