3.7 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Deputetet e PDK-së dalin në mbrojtje Ganimete Musliut, kritikojnë Vjosa Osmanin për qasje selektive

Rekomandime

Deputetet e Partisë Dekomratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi dhe Evgjeni Thaçi i kanë dalë në mbrojtje bashkëpartiakes së tyre, Ganimete Musliut, në lidhje me debatin e mbrëmshëm në Kuvend.

- Advertisement -

Derisa deputetja Musliu-Shoshi e ka dënuar ‘vërsuljen’ e Xhavit Ukaj ndaj kryeparlamentares Osmani, duke e cilësuar të papranueshëm, deputetja Evgjeni Thaçi ka kritikuar Osmanin, duke thënë se po e përdor ‘sindromën e viktimizimit’, për ngritje në politikë.“Qasja selektive ndaj gjuhës parlamentare dhe diskriminimi i deputetëve të PDK-së nga ana e kryetares së Kuvendit të Kosovës është e pa precedent.

Sulmet verbale që shkojnë në kufi të sulmeve fizike nga ana e disa deputetëve të Vetëvendosjes, jo vetëm që tolerohen dhe nuk dënohen, por shumë shpesh edhe inkurajohen”, ka shkruar Evgjeni Thaçi në rrjetin social ‘Facebook’.Ndërsa, Musliu-Shoshi ka shkruar në ‘Facebook’ se ndaj deputetes Ganimete Musliu, u përdorën standarde të dyfishta.

“Kryetarja e Kuvendit u njoftua paraprakisht nga deputetja Ganimete Musliu e cila e kërkonte fjalën që të demantonte në seancë lajmin e rrejshëm.

- Advertisement -

Një njoftim i tillë është dashur të bëhej edhe nga vet Kryetarja.Por, me të marrë fjalën, ky demant i znj. Musliu pamundësohej nga një deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, duke bërtitë me zë të lartë që znj.

Musliu të mos mund e mbarojë fjalën e saj”, ka shkruar Musliu-Shoshi.Seanca e Kuvendit të Kosovës mbrëmë është ndërprerë, pas një incidenti që ndodhi në mes të Vjosa Osmanit dhe deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj, ku ky i fundit iu vërsul.Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka ndërprerë seancën e Kuvendit me arsyetimin e paedukatës së deputetit Ukaj.Deputeti në fjalë kishte mohuar sulmin duke thënë se këtë e dëshmojnë xhirimet në Kuvend ndërsa zyrtarë të shumtë dhe OJQ-të e kanë dënuar sjelljen e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit