8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Deputetët e Vetëvendosjes radhiten krah palestinezëve, SHBA’të dhe BE’ja reaguan kundër tyre

Rekomandime

Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje sot kanë reaguar në përkrahje të Palestinës në konfIiktin e ar.matosur që miIitantët palestinezë kanë nisur me forcat izraelite.

- Advertisement -

Deputetja e LVV-së, Labinotë Demi-Murtezi ishte e para e cila reagoi në përkrahje të Izraelit dhe madje e shpalli të vd.ekur botën demokratike që sipas saj nuk po reagon për këtë që po ndodh atje.

“Palestina dhe palestinezët, jetimat e pambrojtur të “botës së vd.ekur demokratike”. #FreePalestine”, ka shkruar ajo.

- Advertisement -

Deputeti tjetër i LVV-së që reagoi në përkrahje të palestinezëve ishte Eman Rrahmani. Ai tha se ajo çfarë po ndodh në konfIiktin mes palestinezëve dhe Izraelit është e papranueshme.

“Ndërhyrja dhe te.rrori në al-Aksa në nje vend të shenjte për të gjithë myslimanet, në muajin e mëshires, adhrimit, sakrificës e solidaritetit tejkalon çdo qëllim politik e ideologjik, në fakt nuk ka të bëjë me njerëzoren.”, tha Rrahmani.

- Advertisement -

Më tutje ai ka bërë thirrje te vendet demokratike për ndalje të menjëhershme të veprimeve të Izraelit.

“Vr.asjet e fëmijëve, grave e burrave në Palestinë janë të pa pranueshme. Ndërhyrja dhe te.rrori në al-Aksa në nje vend të shenjte për të gjithë myslimanet, në muajin e mëshires, adhrimit, sakrificës e solidaritetit tejkalon çdo qëllim politik e ideologjik, në fakt nuk ka të bëjë me njerëzoren. U bashkohem thirrjeve të gjitha vendeve demokratike per ndalje të menjëhershme te këtyre veprimeve nga shteti i Izraelit. Nga 20 të vr.arët në ditën e hënë, 9 prej tyre janë fëmije!”, shkroi ai.

Edhe deputetja tjetër e VV-së, Fjolla Ujkani reagoi nëpërmjet dy “story post” në mbrojtje të palestinezëve. Ajo ka postuar një fotografi që përcjell fjalët “Liri për Palestinën”, dhe një tjetër që thotë se Izraeli po vazhdon suImet me bmba dhe po vr.et fëmijë palestinezë.

Reagim pati edhe nga deputeti tjetër nga Vushtrria, Gazmend Gjyshinca. Ai në një postim të tijin në Facebook tha se dinjieti dhe të drejtat njerëzore po shkelen atje.

Gjyshinca madje tha se me heshtjen dhe mosreagimin po shembet legjitimiteti i institucioneve ndërkombëtare, fjalë kjo që është futur në thonjza nga Gjyshinca, që nënkupton se ato janë jo-ekzistente.

“Sot, le të provojmë ta shohim botën me sytë e fëmijëve palestinezë! Të drejtat dhe dinjiteti i tyre njerëzor po shkelen. Bashkë me të po shembet edhe legjitimiteti i “institucioneve ndërkombëtare” nga heshtja dhe mos reagimi. Andaj sikur nga askush tjetër nga ne, të persekutuarit e dikurshëm, përfshirë këtu edhe vet popullin hebre, kërkohet të tregojmë solidaritet dhe empati njerëzore.”, tha Gjyshinca.

Mirëpo në fakt, reagime ka pasur gjithandej, por të cilat si adresë kanë pasur militantët palestinezë të cilët janë lutur t’i ndalin suImet e tyre.

“Hedhja e raktave nga Gaza kundër popullsive civile në Izrael është tërësisht e papranueshme dhe i ushqen dinamikat e eskalimit”, thuhet në deklaratën e Komisionit Evropian, të publikuar në orët e vona të së hënës.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka thënë se Hamasi duhet të ndalë suImet me raketa “menjëherë”, duke shtuar se të gjitha palët duhet të ulin tensionet.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki ka bërë të njëjtat thirrje, duke thënë se presidenti amerikan, Joe Biden është i shqetësuar seriozisht për dhu.nën.

Sekretari i Jashtëm britanik, Dominici Raab ka thënë përmes një postimi në Twitter se suImet me raketa ‘duhen të ndalen”, duke bërë thirrje për ndalje të shënjestrimit të popullsisë civile.

Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian Josep Borrell ka thënë se “rritja e shkallës së dhu.nës” në Bregun Perëndimor, Gaza dhe Jerusalemin Lindor “duhet të ndalet menjëherë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit