7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Deputetët pinë duhan, Vjosa Osmani thërret inspektorët për t’i dënuar

Rekomandime

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar Inspektoratin e Ministrisë së Shëndetësisë që të shkojë në sallën e Kuvendit të Kosovës e të shqiptoj gjoba për deputetët të cilët janë duke pirë duhan brenda ambienteve të Kuvendit të Kosovës.

Po vërehet tymi që po vjen nga salla prapa, jeni duke e shkelur Ligjin për Duhanin.

- Advertisement -

Inspektorati i Ministrisë së Shëndetësisë do të monitorojë këtë shkelje dhe do të shqiptojë dënime të merituara. Deputetët janë të njoftuar për këtë”, tha ajo.

Më herët, kamerat kishin zënë deputetin e AAK-së Daut Haradinaj, duke tymosur në sallën afër asaj kryesore të Kuvendit. Për këtë kishte kërkuar falje pak çaste më vonë, duke thënë se këtë e bëjnë të gjithë deputetët.

E Kuvendi i Kosovës ka nisur sot seancën plenare nga ora 10:00.

- Advertisement -

Rendi i ditës

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

- Advertisement -

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

Propozimi për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,

Shqyrtimi i Kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2020,

Propozimi i Grupeve parlamentare për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Njoftim lidhur me qasjen e mediave në punimet e seancës

Duke pasur parasysh që e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, do të jetë në dispozicion të deputetëve, në respektim të masave të ndërmarra për shkak të situatës pandemike, ju njoftojmë se prezenca mediave në këtë seancë, do të jetë e pamundur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit