-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Deputetët që nuk dinë të shkruajnë, nesër diskutojnë për arsim

Rekomandime

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë plenare në të cilën pritet të ketë debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19.

Numër jo i vogël i deputetëve të Kuvendit të Kosovës kanë bërë gabime elementare drejtshkrimore dje gjatë plotësimit të Formularit për Broshurën Parlamentare.

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka shkruar gabim emrin e qytetit Skënderaj (Skenderajë), poashtu te gjuha tjetër përveç amtares, ai e ka shkruar fjalën anglisht (Anglishtë).

Gabime elementare kanë bërë edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje si: Milazim Salijaj, Luan Aliu, Alban Hyseni, Adriana Matoshi, Gani Krasniqi, Gramos Agusholli, Fitim Haziri, Enver Dugolli dhe Jetmire Vrenezi.

Asnjë prej këtyre deputetëve s’ka ditur ta shkruajë fjalën shqiptar. Disa e kanë shkruar “shqipëtar”, “shqipëtarë” apo edhe “shqiptarë”.

- Advertisement -

Ky është rendi i ditës për seancën e nesërme:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

- Advertisement -

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19,

5. Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në lidhje me kërkesën e NP KOSTT për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit