14.8 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Deputeti gjerman: Vuçiq do ta merr qëndrimin e qartë të Scholzit, Serbia nuk mund të ulet më në dy karrige

Rekomandime

Deputeti i Bundestagut dhe kryetar i këshillit për Ballkanin Perëndimor në parlamentin gjerman, Josip Jutaroviq konsideron se presidenti i Serbisë sot në Berlin do ta merr qëndrimin e qartë të Gjermanisë.

“Olaf Scholz është dikush që mendon çdo fjali para se ta thotë, dikush që është i qetë dhe i barabartë… Nuk besoj se Vuçiq do të ketë ndonjë bisedë të pakëndshme, por do të ketë një qëndrim të qartë të një kancelari i cili nuk bën manovrim por e thotë qartë atë çfarë pret.

- Advertisement -

Kjo është ajo çfarë Gjermania potencon, kjo do të përcillet dhe do të jetë mjet i matjes për bashkëpunimin e ardhshëm midis Serbisë dhe Gjermanisë”, ka thënë Juratoviq për portalin N1.

Ai ka thënë se gjatë bisedës së sotme për Scholzin, prioritet do të jetë çështja – si të sigurohet paqe dhe stabilitet në Evropë, duke shtuar se Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe në rrugën drejt BE-së dhe vlerave evropiane.

Ai thekson se janë të vetëdijshëm se Rusia në çdo rast po e përdor në favor të saj pasigurinë në Ballkanin Perëndimor.

- Advertisement -

“Lufta është një realitet, nuk është vetëm e kaluara e shekullit të 20-të dhe ne duhet të kujdesemi për sigurinë e BE-së, dhe Ballkani Perëndimor luan një rol të rëndësishëm këtu. Ai nuk është ende pjesë e BE-së, ka ende shumë probleme në rajon dhe kjo duhet të rregullohet ashtu që Ballkani Perëndimor të mos jetë rrezik për Evropën”, ka thënë Juratoviq.

Siç tha ai, Gjermania gjithmonë ka pasur qëndrim të qartë ndaj rajonit dhe gjithmonë ka synuar të krijojë paqe dhe stabilitet në rajon, gjegjësisht të rregullojë shoqërinë në mënyrë që të ketë një shans real për të hyrë në BE.

- Advertisement -

“Mendoj se Serbia më në fund duhet të vendosë në cilën anë është. Serbia nuk mund të ulet më në dy karrige. Në fund të fundit, nuk është vetëm në interesin e Gjermanisë, mendoj se vetë Putini funksionon në atë mënyrë dhe mendoj se ai mund të citoj Churchillin i cili dikur kishte thënë – nuk është problem të jesh neutral, është e rëndësishme që të jesh neutral në anën e duhur. Nëse Serbia është në rrugën drejt BE-së dhe dëshiron të jetë në BE, atëherë duhet ta dijë se ajo duhet të jetë pjesë e atyre vlerave të BE-së në të cilat është themeluar. Dhe pikërisht këto vlera janë cenuar në Ukrainë”, tha Juratoviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit