1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Deputeti Haziri u çon selame partive tjera: Lëvizja Vetëvendosje do ju mposhtë të gjithëve së bashku, hajdeni shkojmë në zgjedhje

Rekomandime

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, ka reaguar pas takimit të sotëm mes Hashim Thaçit, Isa Mustafën dhe Ramush Haradinajn, ku është biseduar për zgjedhjet me 29 nëntor për kryetar të Komunës së Podujevës.

Haziri ka thënë se bashkimi i tyre është i kotë, pasi që Lëvizja Vetëvendosje do fitojë e vetme kundër të gjithë atyre (LDK-PDK-AAK), në zgjedhjet e 29 nëntorit në Podujevë.

- Advertisement -

Tutje, Haziri thotë se kur këta (Thaçi-Haradinaj-Mustafa) bëhen bashkë, diçka e keqe kërset për vendin, por shton se kësaj radhe, anipse ata janë të bashkuar kundër LVV-së, këta të fundit do të fitojnë.

Gjithashtu, deputeti i VV-së shton se edhe në zgjedhjet nacionale, Lëvizja Vetëvendosje do të fitojë e vetme, kundër siç i quajti ai “kastës së vjetër politike”

Shkrimi i plotë i deputetit Fitim Haziri:

- Advertisement -

Presidenti i paska bërë bashkë, ashtu siç janë, të gjithë kastën e vjetër politike.

Temë diskutimi paska qenë zgjedhjet në Podujevë.

- Advertisement -

Çka prodhon bashkimi i tyre, e kemi parë tash e 20 vite – krim, korrupsion dhe nepotizëm. Kur këta bëhen bashkë, diçka kërcet në dëm të vendit.

Le të vazhdojnë të jenë bashkë. Bashkimi i tyre nuk iu kryen më punë.

Do t’i mposhtim të vetëm, edhe në Podujevë edhe në nivel nacional.Këtë e dinë edhe ata, prandaj anipse janë të bashkuar, nuk mund ta mposhtin frikën nga zgjedhjet.

Në fakt, kjo frikë po i mban ende të bashkuar edhe për pak kohë.Përgjigjen do e marrin fillimisht me 29 nëntor në Podujevë, e shumë shpejtë në gjithë Kosovën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit