21.5 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Deputeti i AAK’së i çon kërkesë Hotit për rivarrimin e Shote Galicës në Kosovë

Rekomandime

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, ka njoftuar se i ka bërë një kërkesë zyrtare kryeministrit Avdullah Hoti për rivarrimin e heroinës Qerime Radisheva nga Kruja në Kosovë.

- Advertisement -

Syla ka thënë se është marrë një vendim nga Këshilli Bashkiak i Krujës për zhvendosjen e varrit të Shote Galicës, por sipas tij, ajo duhet të pushojë në Kosovë, pranë bashkudhëtarit e bashkëluftëtarit, Azem Galica.

“Të hënën me 27 korrik, i kam adresuar një kërkesë Kryeministrit Avdullah Hoti, për të nxjerr vendim qeveritar për rivarrimin e Heroinës Qerime Halil Radisheva (Shote Galica) në Kosovë.”

“Këshilli Bashkiak i Krujës, ka vendosur që të zhvendos varrin e Shote Galicës në një lokacion tjetër, por, Heroina e meriton të pushojë pranë bashkëluftëtarit dhe bashkudhëtarit të saj Heroit Azem Bejtë Galica.”

- Advertisement -

“Një varr i zbrazët që e shihni në foto, është pikërisht vendpushimi i saj në Galicë të Vushtrrisë, pranë Azemit. Mbes me shpresë që kjo kërkesë do të realizohet”, ka shkruar ai në Facebook.

Të nderuar qytetarë, Të hënën me 27 korrik, i kam adresuar një kërkesë Kryeministrit Avdullah Hoti, për të nxjerr…

Gepostet von Gazmend Syla am Mittwoch, 29. Juli 2020

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit