Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka vazhduar “sulmin” ndaj kryetarit të tij, Isa Mustafës.
Ai ka publikuar një video të Mustafës, gjatë një debati televizivë, ku flet për PDK-në.
Ndërkaq, në mbishkrimin e videos, Avdyli shkruan për Mustafën se “nuk ndryshon në shkeljet e premtimeve, vetëm i ndryshon metodat e punës”.
Postimi i plotë:
Dikur kur e patëm përkrah, mendonim se është njeri i fjalës.
Pas 2 muajsh i shkeli krejt këto deklarime.
Kaq për parimet e tij.
Dje, sot e nesër mbetet i njëjti, nuk ndryshon në shkeljet e premtimeve, vetëm i ndryshon metodat e punës.