9.7 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Jo veç Çekia, edhe Estonia pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Rekomandime

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm nga Estonia, Urmas Reinsalu.

Shteti estonez ka konfirmuar se do të jetë pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

- Advertisement -

“Zhvillova një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm nga Estonia, Urmas Reinsalu.

Me homologun estonez theksuam nevojën për thellimin e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe zgjerimin e gamës së bashkëpunimit ekonomik.

Z.Reinsalu ma konfirmoi që Estonia si shtet anëtar i BE-së do të vazhdojë të jetë zë i fuqishëm pro liberalizimit të vizave dhe integrimit evroatlantik të Kosovës”, shkruan Haradinaj-Stublla në njoftim.

- Advertisement -

Dy ditë më parë një konfirmim të tillë e ka dhënë edhe Çekia pas bisedës që Haradinaj-Stublla e kishte me kryediplomatin çek.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit