4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Deputeti i LDK-së: Kuvendi dhe qeveria do të konstituohen, posti i presidentit mund të pret

Rekomandime

Kanë mbetur vetëm edhe disa orë deri te seanca për konstituimin e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës. Pavarësisht kësaj LVV-ja dhe LDK-ja ende nuk kanë lidhur marrëveshje për bashkëqeverisje.Takimi i fundit mes palëve negociuese, i bërë publik për medie, është mbajtur më 20 dhjetor.

- Advertisement -

Konform vendimit të presidentit, edhe Kryesia e Kuvendit konfirmoi se seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet prej orës 15:00.Në përbërjen e re parlamentare do të jenë të përfaqësuara 14 subjekte politike.

Seanca do të kryesohet nga deputeti më i vjetër në moshë, përkatësisht Jahja Koka, shoqëruar nga deputeti më i ri, në rastin konkret, deputetja Fjolla Ujkani, që të dy deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Por çfarë konretisht pritet të ndodh nesër në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ekskluzivisht për SuharekaOnline flasin dy deputetët nga Suhareka, Salih Zyba nga LVV dhe Ardian Shala nga LDK.Në përgjigjen e tij deputeti i ardhshëm i legjislaturës së VII-të nga radhët e LDK-së, Ardian Shala thotë se gjëja më e mirë, në këto momente të ngërqit institucional, do të ishte që të mos bënim me gisht nga tjetri duke i lënë fajin, por që të gjendej një zgjidhje e qëndrueshme, gjithmonë duke pasur parasysh vullnetin elektoral të qytetarëve.

- Advertisement -

Se si e sheh zgjidhjen e këtij ngërqi Shala thotë se ka bindjen e plotë se do të gjendet zgjidhja, Kuvendi do te konstituohet dhe bashkë me të edhe qeveria e Republikës së Kosovës.Ndërsa i pyetur se cila do ishte zgjidhja më ideale që të arrihet koalicioni Ardian Shala thotë se pasi që situata është blloku tek posti i Presidentit, atëherë mund të prolongohet si çështje deri në momentumin e duhur ku mund të merremi vesh me konsensus.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme sipas Ardian Shalës nuk janë të nevojshme për shkak se do të jenë të kushtueshme në shumë aspekte.Pyetjet e njëjta i janë dërguar edhe deputetit nga radhët e LVV-së, Salih Zyba por që i njëjti deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka kthyer përgjigje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit