7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Një trevjeçar në New York i mbijeton rënies nga kati i pestë

Rekomandime

Një kamerë vëzhgimi në New York regjistroi rënien e një fëmije trevjeçar nga kati i pestë i një ndërtese të hënën.

Videoja së pari shfaqi lëvizjen e tendës në të cilën ra trevjeçari. Pas rënies në tokë, pamjet tregojnë djalin që përpiqet të ngrihet.

- Advertisement -

Ai u gjet nga një grua duke ecur në rrugë dhe së shpejti një grup njerëzish u mblodhën rreth vogëlueshit duke u përpjekur ta ndihmonin.

VIDEO

 

- Advertisement -

 

- Advertisement -

NBC New York raportoi se vogëlushi nga Bronxii quajtur Jose, është me sindromën Down dhe ishte në shtëpi me nënën, motrën dhe tezen e tij kur ra nga dritarja. Familja më vonë tha se djali hoqi një copë kartoni në dritaren ku ndodhej kondicioneri.

Një përfaqësues i qiramarrësve u tha gazetarëve se fillimisht kishte një ndarje mbrojtëse në dritare, e cila u hoq për shkak të instalimit të kondicionerit. Ai tha se pengesa ishte zëvendësuar ndërkohë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit