1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Deputeti i PDK-së kundër martesave mes gjinisë së njëjtë

Rekomandime

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka thënë se do të votojë kundër Kodit Civil i cili parasheh martesën mes gjinisë së njëjtë.

- Advertisement -

“Legalizimi i martesës mes gjinisë të njëjtë do të çonte në efekt katastrofik shoqëror dhe familjar. Martesat mes gjinisë së njëjtë nuk kanë nevojë për nëna dhe baballarë dhe se kjo martesë nuk ka qëllim që të ketë foshnje. Kjo i sheh fëmijët si opsional dhe të parëndësishëm”, ka thënë Lushtaku në një postim në Facebook ditën kur ky Kod është vënë në diskutim për deputetët në Kuvend.

Lushtaku tha se kjo pjesë e Kodit Civil bie në kundërshtim me studimet e studiuesve.

Ai tha se edhe kancelarja Merkel kishte votuar kundër martesave të gjinisë së njëjtë.

- Advertisement -

“Unë do të votoj kundër Kodit Civili që i jep hapësirë martesave mes gjinisë së njëjtë se jam pro familjes. Kjo bie ndesh me ideologjinë politike dhe bindjet e mija personale” tha Lushtaku.

Në seancën e Kuvendit po diskutohet miratimi i Kodit Civil i cili harmonizon dispozitat ligjore të së drejtës civile si marrëdhëniet e detyrimeve, kontratat e detyrimeve tjera nga shkaktimi i dëmit, pasurimi i pa bazë, ligjet e pronësisë dhe të drejtave tjera sendore dhe ligjit të familjes dhe ligjit të trashëgimisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit