1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Deputeti i PDK-së: Kur ka pasur në kohën e Thaçit aksione në veri, isha shqiptari i dytë që e merrte vesh për to

Rekomandime

Bedri Hamza, deputeti PDK’së thotë se ishte i pari që ka ditur për aksionet në veri të vendit menjëherë pas kryeministrit. Ai ka kujtuar aksionin e 25 dhe 26 korrikut të vitit 2011 kur u morën nën kontroll pikat 1 dhe 31.

- Advertisement -

“Sa i përket aksionit në veri, ju e dini se edhe më herët ka pasur aksione në veri. Bile unë në atë kohë kam qenë Ministër i Financave. Po e them për herë të parë në studion tuaj, me bindje të plotë e them se kam qenë shqiptari i dytë që e kam ditë që ai aksion ka me ndodh. Në atë kohë ka qenë kryeministër Hashim Thaçi”, tha Hamza në Pressing.

“Ka qenë një aksion që i ka vendos pikat kufitare në pikat 1 dhe 31 dhe sot ato funksionojnë si të gjitha pikat tjera. Ka qenë një aksion i koordinuar me faktorin ndërkombëtar dhe realisht e ka shtri prezencën e Kosovën në tërë territorin e Kosovës”, shtoi ai.

“Sa i përket aksionit konkret, ajo që duhet me u zbatu duhet me u zbatu. Mirpo çka unë mendoj se, deri këtu kemi arrit në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar. Na nevojitet partneriteti me partnerët tanë strategjik. A ka ndodh kjo a s’ka ndodh, unë po dëgjojë deklarime të ndryshme, kjo mbetet me u vërtetu në të ardhmen”, theksoi Hamza.

- Advertisement -

“Ndërsa sa i përket asaj se po përdoren çështje të ndryshme për zgjedhje, unë mendoj që paraqet pastaj sfidë për të ardhmen”, shtoi Hamza.

Deputeti Hamza, në zgjedhjet e 17 tetorit, garon si kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Mitrovicës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit