7.2 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Kushtet e Beogradit për dialogun – asociacioni dhe që policia të shkojë në veri me miratim të serbëve

Rekomandime

Mediat në Serbi shkruajnë sot se Beogradi zyrtar ka 4 kërkesa që duhet të plotësohet më mënyrë që të vazhdojë dialogu në Bruksel.

- Advertisement -

Sipas gazetës “Novosti”, përcjell “B92”, këto janë qëndrime të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, dhe se ato sipas mediave burojnë nga marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Kërkesa e parë është që të formohet asociacioni i komunave me shumicë serbe, e dyta që Kosova të mos dërgojë forca të Policisë me armatim të rëndë në veri pa lejen e KFOR-it dhe miratim të asociacionit serb, e treta që të formohen dy kompani serbe për shpërndarje të rrymës për serbët në veri dhe katër, që trupat gjykues për rastet në veri të jenë në raport 2 me 1, në favor të serbëve.

Të hënën Qeveria e Kosovës vendosi masë reciprociteti, bazuar po në marrëveshjet e Brukselit, për targat. Tash e tutje veturat me targa serbe kur futen në Kosovë, duhet të marrin targa të përkohshme RKS në çdo pikë kufitare. Kjo masë ka nxitur serbët në veri të bllokojnë rrugët që çojnë në dy pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak.

- Advertisement -

Në fakt, Qeveria e Serbisë ka mbi 10 vjet që aplikon këtë masë për targat.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit