8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Deputeti i vetëm i Vetëvendosjes që i uroi ditëlindjen Presidentit Rugova

Rekomandime

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjës Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka shprehur urime për ditëlindjen e 75-të ish-presidentit Ibrahim Rugova.

- Advertisement -

Për shumë vjet pjesë e LDK’së, Bulliqi nuk ka harruar ta urojë ish-liderin shumëvjeçar të LDK’së.

“Urime datëlindja e 75 -të, president Rugova!”, ka shkruar deputeti i LDK’së për presidentin që vdiq në janar të vitit 2006.

Ndërkaq ky është urimi i vetëm për ish-presidentin nga adresa e Vetëvendosjes.

- Advertisement -

Njohja e figurës së Rugovës ka qenë një nga konfliktet e përhershme të LDK’së dhe VV’së që tash po tentojnë të bëjnë marrëveshje të përbashkët për qeverisje.

Lideri i VV’së, Albin Kurti, dhe zyrtarë të kësaj partie asnjëherë nuk kanë bërë homazhe pranë varrit të ish-udhëheqësit të LDK’së dhe ish-kryetarit të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit