-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Deputeti i Vetëvendosjes e ndërron mbiemrin, i largon 4 shkronja

Rekomandime

Deputeti nga Lista “Guxo”, pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, që është njohur si Burim Karameta, e ka modifikuar pak mbiemrin.

Gjatë seancës së sotme, kur kryeparlamentari Glauk Konkufca ia dha fjalën për pyetje parlamentare, e thirri Burim Meta, deputetin e Grupit Parlamentar të LVV-së.

- Advertisement -

Prezantimi i kandidatit për deputet, web-faqja zyrtare e Vetëvendosjës.
Edhe në faqen zyrtare të Kuvendit, ku janë të listuar të gjithë deputetët, emri i deputetit në fjalë, tash është Burim Meta.

- Advertisement -

Marrë nga profilet e deputetëve të publikuar nga web-faqja e Kuvendit
Në profilin e tij në Facebook, Meta ka vendosur mbiemrin e ri, mirëpo te emri i përdoruesit i ka mbetur i vjetri.

Deputeti Meta ishte bërë i njohur kur ai iu bashkua grupit të Vjosa Osmanit, që dolën prej Lidhjes Demokratike të Kosovës.

- Advertisement -

Meta më pas hyri në listën “Guxo”, e krejt bashkë iu bashkuan listës zgjedhore të Lëvizjës Vetëvendosje, për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, 2021.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit