2.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Dy raste me koronavirus, Rama jep urdhrin: Mbyllen shkollat për dy javë

Rekomandime

Edi Rama tha se në vazhdën e masave u vendos që shkollat të mbyllen për dy javë.

Kryeministri Edi Rama tha se pas konfirmimit të dy rasteve të para të personave të infektuar me koronavirus në Shqipëri, qeveria është përgatitur për skenarin e parë të shfaqjes së fenomenit në Shqipëri.

- Advertisement -

Në mbledhjen e qeverisë, thërritur pak orë pas konfirmimit të dy rasteve të para në Shqipëri, Rama bëri thirrje për qetësi.

Po ashtu, dha urdhër për mbylljen e të gjitha shkollave si dhe anulimin e të gjitha aktiviteteve deri më 3 prill.

“Masat e sotme janë pezullimi i fluturimeve drejt veriut të Italisë dhe drejt zonave të kuqe, deri më 3 prill. Mbyllja e arsimit në të gjithë vendin. Është momenti të mbyllim të gjitha institucionet arsimore dhe të kërkojmë mbylljen e të gjitha aktiviteteve, dëgjesa publike, deri më 3 prill”, tha Rama.

- Advertisement -

Rama theksoi se OBSH kundërshton me forcë mbylljen e kufijve.

“Është një masë shumë drastike, e përdorur thuaj se fare, ose pjesërisht në raste shumë specifike, të lidhura me të dhëna shumë specifike që Shqipëria nuk i ka. Ne planin e veprimit e kemi në tryezë dhe sot me konfirmimin e rastit të parë, futemi në skenarin e parë”, vijoi kryeministri shqiptar.

- Advertisement -

Qeveria ka vendosur një fond prej 400 milionë lekësh, për të plotësuar disa nevoja të kësaj faze të sistemit shëndetësor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit