17.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Vjen reagimi nga zyra e presidentes: Amerika nuk shprehu paknaqësi për intervenimin në veri

Rekomandime

Sot gjatë ditës u raportua se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është qortuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për aksionin e Policisë së Kosovës në veri.

Mirëpo këto lajme janë cilësuar si të pavërteta nga këshilltarja e Osmanit, Donjeta Miftari.

- Advertisement -

Siç është raportuar nga Klan Kosova, e cila u është referuar burimeve të saj ndërkombëtare, Presidentes Osmani, të shtunën, i është shprehur drejtpërdrejt pakënaqësia me mënyrën se si institucionet e Kosovës e kanë organizuar aksionin në veri, pasi sipas burimeve është rrezikuar siguria kombëtare.

Mirëpo Miftari thotë se Osmani ka kontaktuar sot me zyrtarë amerikanë, por i cilëson të pavërteta lajmet se Osmanit i është tërhequr vërejtja.

Ajo thotë se ishte vetë e pranishme në telefonatën që pati Osmani me zyrtarët e DASH-it.

- Advertisement -

Presidentja Osmani i diskutoi zhvillimet e fundit në veri të vendit me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit, por në mënyrë të pasaktë është raportuar se gjatë kësaj telefonate Presidentja Osmani ishte paralajmëruar se vendimet e institucioneve kosovare e kanë vënë në rrezik sigurinë kombëtare të vendit. Unë isha e pranishme gjatë kësaj telefonate dhe e konfirmoj se kjo është e pasaktë”, shkruan Miftari në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit