4.1 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Deputeti i Vetëvendosjes në mesin e kosovarëve që po marshojnë për Palestinën

Rekomandime

Dhjetëra kosovarë janë grumbulluar sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në përkrahje të popullit palestinez, pas konfIiktit që ka shpërthyer në Lindjen e Mesme në mes të Palestinës dhe Izraelit.

- Advertisement -

Në mesin e marshuesve është edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani.

“Në solidaritet me popullin palestinez”, është parulla kryesore e marshuesve që kanë vazhduar drejt sheshit Nëna Terezë.

Me thirrjet ‘Liri për Palestinën” marshuesit kanë vazhduar deri tek Teatri Kombëtar.

- Advertisement -

Rrahmani njihet për qëndrimet e tij publike në përkrahje të popullit palestinez.

“Vr.asjet e fëmijëve, grave e burrave në Palestinë janë të pa pranueshme. Ndërhyrja dhe trrori në al-Aksa në nje vend të shenjte për të gjithë myslimanet, në muajin e mëshires, adhurimit, sakrificës e solidaritetit tejkalon çdo qëllim politik e ideologjik, në fakt nuk ka të bëjë me njerëzoren. U bashkohem thirrjeve të gjitha vendeve demokratike per ndalje të menjëhershme te këtyre veprimeve nga shteti i Izraelit.Nga 20 të vr.arët në ditën e hënë, 9 prej tyre janë fëmije!”, kishe shkruar Rrahmani më 11 maj në profilin e tij zyrtar.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit