4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Deputeti i Vetëvendosjes: Nga nesër do të jem deputet i pavarur

Rekomandime

Deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka thënë se që nga dita e nesërme ai do të jetë deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës.

- Advertisement -

Humolli tha se ky vendim ka ardhur pas pakënaqësive të tij në Vetëvendosje dhe për shkak se subjekti në fjalë nuk i ka marrë parasysh kërkesat e tij.

“Unë jam deklaruar publikisht që kjo Qeveri e meriton dy vite me e provu me pa se si do të punon si do ta zhvillon vendin, kurse unë kam pas pakënaqësi për shkak se kur kam hy në listë i kam pasur tri kërkesa të mijat për arsye të thjeshtë duke pa gjendjen faktike çfarë ka qenë Kosova”, tha Humolli.

Tutje ai theksoi se Vetëvendosje nuk e ka kuptuar pse i ka marrë 51 për qind të votave në zgjedhjet e fundit.

- Advertisement -

“Nga nesër besoj që do të jem deputet i pavarur brenda Kuvendit të Kosovës, dhe do të bëj përpjekje brenda mundësive të mija me ndiku edhe në Qeveri por edhe në pjesën e opozitës me reflektu. Sepse po kam përshtypje se as Vetëvendosja nuk e ka kuptuar pse i ka marrë 51 për qind, e as opozita nuk e ka kuptuar drejtë se pse është sot në opozitë”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit